Është ndërprerë derbi i madh shqiptar mes Shkupit dhe Shkëndijës.
Skuadra e Shkëndijës ka kaluar në avantazh me golin e Elezit, por menjëherë pas realizimit është ndërprerë dueli – shkaku i ngjarjeve të pazakonta.
Tifozët e Shkupit, Shvercerat kanë sulmuar lojtarët e Shkëndijës, me ç’rast është nevojitur intervenimi i Policisë.
Disa tifozë janë futur në fushë, teksa kanë hedhur gjësende dhe shumë mjete piroteknike.