Prishtina ka pësuar humbje nga Malisheva me rezultat 2:1 për t’i dhënë kështu fund pothuaj gjitha gjasave në luftë për titull.
Skuadra e Ismet Munishit është mposhtur nga Malisheva dhe kjo është befasia më e madhe e ditës së sotme.
Kryetrajneri i Malishevës, Sami Sermaxhaj tha pas ndeshjes se lojtarët e tij u angazhuan më shumë se kundërshtarët.
“Ishte lojë shumë e vështirë. Pjesa e parë e nivelizuar. Edhe ne patëm rastet tona sikurse Pristhina. Pjesën e dytë ishim më mirë. Mendoj që lojtarët përveç taktikës dhe dëshirës për fitore angazhimi ishte më e madhe se kundërshtari e cila rezultoi me një gol që na dha tri pikë. Humbja ndaj Dukagjinit ishte aksident. Lojtarët pas asaj humbje u rikthyen me një fitore”, tha Sermaxhaj për Art Sport.