Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu është lajmëruar sot në profilin e saj në Facebook por më ndryshe se çdoherë.
Anipse jemi mësuar që Haxhiu për temat e rëndësishme në vend të shkruaj statuse, këtë herë ajo vendosi të veprojë ngjashëm me kryeministrin Albin Kurti.
Ngjashëm me shefin e partisë të cilës i takon, por edhe të Qeverisë, Haxhiu publikoi një video-incizim nga vetura.
Haxhiu me këtë rast foli për seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, si dhe për pikat e rendit të ditës të cilat pritet të trajtohen me këtë rast.
Ndryshe gjatë ditës së djeshme në media është bërë publike se ministres Albulena Haxhiu iu është pamundësuar udhëtimi i planifikuar drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Kësisoj Haxhiu nuk arriti të vizitojë Amerikën, ndërsa në lidhje me këtë ambasadorin amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier tha se nuk është koha e duhur që zyrtarët e Kosovës të udhëtojnë drejt Amerikës.
Të gjitha këto zhvillime vien pikërisht në kohën kur situata në veri të vendit është mjaft e tensionuar e dorëheqjet e zyrtarëve të nacionalitetit serb në Kosovë janë të njëpasnjëshme.
VIDEO: