Për dhjetë muaj (janar-tetor 2022), në Kosovë kanë vdekur 88 persona në aksidente të ndryshme trafiku. Krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar kemi rënie të aksidenteve fatale në vend. Vjet për dhjetë muaj kishin vdekur 97 persona, apo 9 persona më shumë sesa këtë vit.
Këtë vit është shënuar numër më i madh i aksidenteve me persona të lënduar sesa në vitin 2021.
“Në vitin 2021 ndodhën 6259 aksidente me lëndime me 12 mijë e 114 persona të lënduar, teksa këtë vit kemi 6491 aksidente me lëndime me 12 mijë e 354 persona të lënduar”, thuhet në statistikat e policisë.
Për dhjetë muaj në Kosovë ndodhën edhe 10 mijë e 755 aksidente trafiku vetëm me dëme materiale.
Në total këtë vit kemi 17 mijë e 324 aksidente trafiku.
Ndërsa, për personat që shkaktuan kundërvajtje në trafik janë shqiptuar 551 mijë e 463 aksidente trafiku.
Më poshtë shihni tabelën me statistikat e aksidenteve për periudhën janar- tetor 2021/2022.