Deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri ka kërkuar nga ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu që të dorëhiqet pasi është e sanksionuar nga ShBA-të.
Ai ka thënë që është turp që ministrja Haxhiu ta mbajë akoma këtë pozitë edhe për shtetin e Kosovës.
“Faleminderit ministre e sanksionuar nga ShBA nuk e si a ka më të keqe se me u sanksionu nga ShBA-të. Ne e kemi larguar Veselinoviqin dhe Radiojqiçin, por ju të sanksionuarit po e ktheni krimin në veri. Unë me qenë në situatën tanë kisha dhënë dorëheqje, sepse me u sanksionu nga ShBA-të e me vazhdu punën si ministre e Drejtësisë është marre”, është shprehur Tahiri.