Zëdhënsi i PDK-së, Faton Abdullahu përmes një statusi në Facebook ka theksuar se është zhgënjyese, dëshpëruese dhe shumë shqetësuese deri ku kanë degraduar raportet tona me SHBA-të sa që zyrtarisht nuk lejohen të udhëtojnë në Shtetet e Bashkuara pjesëtarët e Qeverisë Kurti.
Sipasa tij, kjo është dëshmi e fortë se nuk ka as koordinim, as planifikim të strategjive të Qeverisë Kurti me SHBA-n.
Madje, ai tha se është kjo qasje armiqësore ndaj opozitës që nxit edhe kërcënime me jetë kundër mendimit tonë opozitarë, siç ishte rasti që u bë publik, ai me Kryetarin e grupit tonë parlamentar (PDK) z. Abelard Tahiri.
Postimi i plotë:
Është zhgënjyese, dëshpëruese dhe shumë shqetësuese deri ku kanë degraduar raportet tona me SHBA-të sa që zyrtarisht nuk lejohen të udhëtojnë në Shtetet e Bashkuara pjesëtarët e Qeverisë Kurti. Ky është sanksionim i drejtpërdrejt. Kjo është dëshmi e fortë se nuk ka as koordinim, as planifikim të strategjive të Qeverisë Kurti me SHBA-n. Për rrjedhojë, nga SHBA-të është zgjedhur ky lloj refuzimi që nuk mund të quhet as miqësor e lëre më i shkëlqyeshëm, përndryshe në rrethana tejet të vështira për vendin tonë. A është kjo Qeveri duke e kuptuar se drejtimi në të cilin po shkon nuk është i duhuri? A është kjo Qeveri duke e kuptuar se kjo qasje e SHBA-s me këtë refuzim është metodë të cilën ajo e përdorë për ta shprehur zhgënjimin e madh dhe brengën alarmuese. A është duke e kuptuar kjo Qeveri se krejt kjo mund të kaloj edhe në faza të tjera edhe më refuzuese?
Ndërkohë që ne si opozitë jemi duke u munduar të jemi kooperativ me atë që po bëjmë, me vlerësimet që po i japim bile edhe të jemi konstruktiv me gjuhën opozitare që po përdorim. Por krejt kjo si duket jo vetëm që po keqkuptohet, por gjuha linçuese fyese dhe përjashtuese e qeveritarëve sa vjen e shtohet. Është kjo qasje armiqësore ndaj opozitës që nxit edhe kërcënime me jetë kundër mendimit tonë opozitarë, siç ishte rasti që u bë publik, ai me Kryetarin e grupit tonë parlamentar (PDK) z. Abelard Tahiri.