Avokati Tomë Gashi, sot ka qenë i ftuar në emisionin “Frontal” të T7, ku ndër të tjerash, ka folur edhe për qasjen e kryeministrit Kurti ndaj gazetarëve kur pyetet për çështje të mëdha, sikur ajo e asociacionit.
Ai tha se Kurtit nuk po i mjaftojnë 24 orë, sepse sipas tij, “të tjerët i kanë lënë shumë punë”.
“Nuk po i dalin 24 orë, duhet me zgjat ditën, qaq shumë punë që i kanë lon kta tjerët”, tha Gashi.
Tri ditë më parë, në një konferencë për media, Kurti u pyet nga gazetarët për asociacionin.
“Ju e dini shumë mirë se pyetjeve tuaja për asociacionin unë iu përgjigjem tash e 9 vjet. Pse po besoni që sot është një pyetje e re kjo, po qe 9 vjet përgjigjem për asociacionin unë, prej 2013-s, që 9 vjet përgjigjem për asociacionin. Unë nuk kam gjëra të reja në përgjigjen time për pyetjet e vjetra”, tha ai e më pas u largua nga salla e konferencës.