Sipas një raporti nga Wall Street Journal, administrata Biden ka refuzuar të dorëzojë dronët e avancuar në Ukrainë.
Ukraina kishte kërkuar armët për të ndihmuar në luftën kundër Rusisë, por Pentagoni refuzoi, shkruan Sky News.
Zyrtarët amerikanë thuhet se ishin të shqetësuar se sigurimi i dronëve mund të përshkallëzonte konfliktin dhe të sinjalizonte se Amerika po furnizonte armë në gjendje të synonte pozicionet brenda Rusisë.
Edhe zyrtarët perëndimorë kanë refuzuar të përfshihen drejtpërdrejt në konflikt për të shmangur një luftë të plotë me Rusinë.
Javën e kaluar, SHBA njoftoi për një ndihmë ushtarake shtesë prej 400 milionë dollarësh për Ukrainën.