Në muajt e fundit Ukraina ka shënuar progres në rikthimin e territoreve të pushtuara nga Rusia.
I fundit dhe një prej më të rëndësishmëve është rajoni i Khersonit nga i cili forcat ruse kanë vendosur të tërhiqen.
Ndërkohë pamjet që vijnë nga atje janë të jashtëzakonshme, me qytetarë të gëzuar të cilët takojnë ushtarët e tyre Ukrainës të cilët tashmë kanë marrë nën kontroll Khersonin.
Flamujt e Ukrainës janë vendosur gjithandej nëpër Kherson.