Ramadani: Do japim maksimumin edhe nëse nuk marrim asnjë cent deri në fund

Ramadani: Do japim maksimumin edhe nëse nuk marrim asnjë cent deri në fund

Zekirija Ramadani, kryetrajner i Sport Club “Gjilani” ka deklaruar se është zotuar së bashku me futbollistët për të dhënë maksimumin e mundur deri në fundin e stinorit vjeshtor të kampionatit, transmeton Gazeta Enigma.

Edhe nëse nuk do të ketë të ardhura financiare, futbollistët dhe trajneri i ‘kuqebardhëve’ do të japin maksimumin.

“Jemi zotuar me futbollistët se do të japim maksimumin deri në fundin e stinorit vjetor edhe nëse nuk do të marrim asnjë cent”, deklaroi Ramadani për “Radio Star”.

I pari i stolit gjilanas deklaroi ndër të tjerash se është jashtëzakonisht i kënaqur me punën e stafit, pavarësisht situatës së krijuar në klub.

“Është e vështirë t’i gjesh fjalët për t’i motivuar futbollistët, por falë punës së jashtëzakonshme të stafit ja kemi arritur t’i kemi këto rezultate”, shtoi ndër të tjerash Ramadani.

Gjilani aktualisht pozicionohet në pozitën e tretë të renditjes tabelare me 24 pikë të tubuara.

Deri në fundin e stinorit vjeshtor të kampionatit, “Skifterët” do të ballafaqohen me Llapin dhe Ballkanin në kampionat, ndërkohë për kundërshtar në 1/16 e finales së Kupës do ta kenë klubin Trepça nga Mitrovica që bën gara në Ligën e Parë. /Gazeta Enigma/

VIDEO:

Related Articles