Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenksy ka thënë se njësitë speciale të forcave të armatosura ukrainase tashmë janë në qytetin jugor të Khersonit, pas tërheqjes së Rusisë.
Ai tha se sot është një ditë historike, duke shtuar se forca të tjera ukrainase janë duke shkuar për në Kherson.
“Njerëzit tanë, Khersoni ynë”, ka shkruar Zelensky në llogarinë e tij në Telegram, shkruan BBC.
Tutje, ai tha se popullata në Kherson ishte duke pritur për forcat ukrainase dhe ata nuk hoqën kurrë dorë nga Ukraina.