Kurti-opozitës: Pjesa më e madhe e punës tonë do të jetë zhbërja e dëmit që keni shkaktuar ju

Kurti-opozitës: Pjesa më e madhe e punës tonë do të jetë zhbërja e dëmit që keni shkaktuar ju

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se është i gatshëm të bashkëpunojë me krerët e opozitës për politikën e jashtme.

Kurti ka thënë se mund t’i takojë ata në çfarëdo kohe për të diskutuar rreth negociatave që e presin Kosovën, duke shtuar se gabimet e qeverive të kaluara mund t’i përmirësojmë së bashku.

“Le të synojmë të bashkohemi në temat që mund të gjejmë konsensus. Do të kërkojmë bashkëveprim me opozitën në temën e politikës së jashtme dhe dialogun me Serbinë. Mund të mos pajtohemi për shumë çështje, por të tentojmë të pajtohemi në dialogun me Serbinë”, ka thënë ai.

Kurti ka theksuar edhe temat e tjera, siç janë gjykatat në veri, krijimi i diskursit për marrëveshje territoriale dhe fusonta, që mund t’i bisedojë me opozitën.

“Por mos të harrojmë ju që keni qenë në pushtet për këto 20 vjet keni bërë tashmë një trashëgimi që na ka ngelur neve dhe pjesa më e madhe e punës sime në dialog është në zhbërjen e dëmit që e keni bërë ju si asociacioni, fusnota, hapja e çështjes së statusit, kërcënimet për ndryshime territoriale. Nëse i keni rënë pishman atëherë ejani të bisedojmë së bashku e t’i përmirësojmë”, tha Kurti. 

Related Articles