Krasniqi tregon nevojën e qytetarëve të Kosovës për viza, shefi i BE-së thotë se Kosova ka përmbushur kriteret

Krasniqi tregon nevojën e qytetarëve të Kosovës për viza, shefi i BE-së thotë se Kosova ka përmbushur kriteret

Deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi, njëherësh kryetare e Komisionit për Integrime Evropiane, ka njoftuar se sot me shefin e Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, kanë diskutuar për raportin për Kosovën 2022 i publikuar nga Komisioni Evropian.

Përmes një postimi në Facebook, ajo ka thënë se përpos për raportin, u fol dhe për vizat, si nevojë dhe domosdoshmëri e lëvizjes së lirë për qytetarë, për çka Szunyog tha se Kosova i ka përmbushur nevojat.

Postimi i saj i plotë:

Raporti për Kosovën 2022, i publikuar nga Komisioni Evropian (KE), ishte temë e diskutimit të sotëm ndërmjet Komisionit për Integrime Evropiane i Kuvendit të Republikës së Kosovës, dhe shefit të Zyrës dhe Përfaqësues Speciale i BE-së në Kosovë, Tomáš Szunyog, të cilin e falënderova për bashkëpunimin e gjertanishëm, me bindjen se me qëllim të përmbushjes së agjendës së integrimeve evropiane, ky bashkëpunim do të thellohet edhe më tej në të ardhmen.

Përfaqësuesi Special i BE-së në Kosovës, z. Szunyog, duke folur për Raportin e KE-së për Kosovën, vuri në spikamë vërejtjet dhe rekomandimet e këtij Raporti. Ai u fokusua në të gjeturat dhe rekomandimet e Raportit, e që kanë të bëjnë me masat qeveritare në luftën kundër korrupsionit, reformat në administratën publike, si dhe kuadri ligjor, përkatësisht harmonizimi i tij me atë të BE-së. Gjatë takimit u fol edh për liberalizimin e vizave, si nevojë dhe domosdoshmëri e lëvizjes së lirë për qytetarët. Lidhur me këtë, përfaqësuesi i BE-së për çka z.Szunyog, konfirmoi se, Kosova ka përmbushur obligimet e saj.

Në fund të takimit, vlerësuam nevojën e bashkëpunimit më të ngushtë ndërmjet Zyrës së BE-së dhe Komisionit për Integrime Evropiane, si domosdoshmëri për realizimin e objektive në rrugën e integrimit.

Related Articles