Profesori i Ekonomisë, Mustafë Kadrijaj tha se Qeveria e Kosovës do të dështojë në pjesën e ekonomisë, pasi sipas tij, nuk kanë njohuri të të bërit ekonomi.
Kadrijaj në emisionin Euro n’T7 tha se edhe nëse Kosova do t’i ketë 20 miliardë euro në buxhetin e Kosovës, nëse nuk investohen, atëherë thotë se do të vijë një moment që ato do të hargjohen.
“Nuk mjafton vetëm të kemi shifra, sepse në ekonominë e tregut së pari duhet të investohen. Por edhe nëse i ka edhe 20 miliardë, nëse fokusimi i buxhetit është në pjesën e politikave sociale, pa i anashkaluar ata, do të jetë të qartë se do të vijë një moment që do të hargjohen”.
Sipas tij, Qeveria Kurti duhet ta kuptojë që Kosova është e orientuar në ekonominë e tregut.
“Kjo qeveri duhet ta ketë të qartë se Kosova është e orientuar në ekonominë e tregut. Në pjesën e ekonomisë do të dështojnë, duke mos e njohur thjesht të bërit ekonomi”.