Kryetari në detyrë i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, gjatës seancës në Kuvend pas shpalosjes së programit qeverisës, ka thënë se ky program është më i dobëti dhe më i koti, raporton Gazeta Enigma.
Hoxhaj theksoi se ky program nuk ka plan veprimi, derisa sa u shpreh se nuk ka afati afate kohore dhe nuk ka buxhet e nuk dihen institucionet përgjegjëse për realizim të progrmait.
“Programi nuk ka plan veprimi, objektivat nuk përkthehen në aktivitete konkrete, nuk ka afate kohore, nuk ka buxhet, nuk dihet as institucionet përgjegjëse. Ky është programi më i dobët e më i kot dhe do të mbahet mend për pasaktësinë aritmetike, për përsëritje në vend të përmbajtjes”, tha Hoxhaj.
Ai tutje tha se Kurti ka krijuar bindje se do ta transformoj politikën e ekonominë në vend.