Situata në pikën kufitare në Bërnjak edhe sot është e qetë. Prej 1 nëntorit deri më sot, në këtë pikë kufitare, janë shqiptuar mbi 200 fletëqortime për qytetarët, të cilët ende posedojnë automjete me targa ilegale.
Derisa vetëm sot, në këtë pikë kufitare, që ndan Kosovën me Serbinë, janë shqiptuar 10 fletëqortime ndaj qytetarëve serbë, të cilët vazhdojnë që në automjetet e tyre të bartin targat ilegale KM dhe nuk i kanë zëvendësuar me ato legale, RKS.
Normalisht numri i fletëqortimeve nuk është i lartë, sepse kryesisht janë të njëjtit qytetarë që frekuentojnë këtë pikë kufitare dhe se vetëm një fletëqortim shqiptohet për një automjet me targa ilegale, pavarësisht sa herë ai automjet kalon këndej. (RTK)