Mijëra shqiptarë që jetojnë në Britani janë mbledhur në qendër të Londrës për të protestuar kundër akuzave të Sekretares së Brendshme Suella Braverman për një “pushtim” të refugjatëve nga Shqipëria.
Deklaratat e Braverman erdhen pasi numri i njerëzve që kanë kaluar në Angli me varka të vogla u rrit nga rreth 300 në 2018-ën në më shumë se 30 mijë këtë vit.
Ndërsa, shqiptarët që dolën në protestë, akuzat e sekretares së brendshme britanike, Suella Braveman i konsideruan të pavërteta ndaj dhe kërkuan dorëheqjen e saj nga detyra.
Ata protestuan me motot “ne jemi shqiptarë, jo kriminelë”, “ne punojmë, paguajmë taksa, ne jemi shqiptarë”, “duam që qeveria britanike të na kërkojë falje”.
Kujtojmë se njerëzit nga Shqipëria, Afganistani, Siria, Irani e Iraku janë ndër ata që rrezikojnë më shumë për të kaluar në Britani në mënyrë ilegale.