Një grup protestuesish kanë çarë kordonin e policisë dhe qëlluan me bojë të kuqe dhe të zezë muret e ndërtesës së Kryeministrisë.
Një person është shoqëruar me forcë nga policia, dhe gjatë ndalimit të qytetarit një nga policët rrëzohet barkas në tokë.
Ndërkohë që protestuesit kanë ndezur dhe qirinj në shkallët e kryeministrisë. Sipas të dhënave, personi i arrestuar kishte një thikë në dorë dhe po qëllonte dyert e kryeministrisë.