Memli Krasniqi: Kohët e vështira kërkojnë koordinim

Memli Krasniqi: Kohët e vështira kërkojnë koordinim

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka thënë se Kosova dhe situtata aktuale në vend, do të jenë tema të diskutimeve gjatë vizitës së tij në Bruksel dhe Washington.

Siç thotë ai, kohët e vështira duan koordinim dhe bashkëpunim me partnerë të besueshëm strategjikë.

”Gjatë javës së ardhshme do të zhvilloj një vizitë zyrtare në Bruksel dhe Washington DC.

Kosova, situata aktuale, sfidat dhe rrugët tona përpara – do të jenë tema të diskutimeve në dy kryeqendrat e globit.

Kohët e vështira kërkojnë koordinim dhe bashkëpunim me partnerët e vërtetë, të besueshëm dhe strategjikë. Me miq të cilët ia duan të mirën Kosovës, popullit tonë dhe që mbajnë gjithmonë dyert hapur për ne!”.

Related Articles