Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka shprehur ngushëllime për familjet e viktimave të shpërthimit në Stamboll dhe për gjithë popullin turk.
Stoltenberg, përmes një shkrimi në Twitter, ka thënë se NATO-ja solidarizohet me aleatin e vet, Turqinë.
“Pamje tronditëse nga Stambolli. Mendimet e mia dhe ngushëllimet më të thella për të gjithë ata që janë prekur dhe për popullin turk. #NATO qëndron në solidaritet me aleatin tonë Turqinë”, ka shkruar Stoltenberg.