Betim Gjoshi nga Partia Demokratike e Kosovës, përmes një postimi në facebook është deklaruar në lidhje me takimin e mbajtur nga presidentja Osmani me partitë politike, ku u diskutua data e zgjedhjeve për komunat veriore të Kosovës.
Ai tha se si PDK do të jenë gjithmonë të gatshëm për ti ndihmuar proceset demokratike, të cilat janë në të mirë shtetit dhe shoqërisë.
“Sot, si përfaqësues i Partisë Demokratike të Kosovës, mora pjesë në takimin konsultativ në lidhje me procesin zgjedhor në katër komunat veriore të vendit. Është plotësisht përgjegjësi e institucioneve të Kosovës që të garantojnë funksionimin e institucioneve dhe rendit kushtetues në të gjithë territorin e vendit”.
“Kosova tani më ka ndërtuar një standard të lartë demokratik dhe gjithëpërfshirës të organizimit të zgjedhjeve, në bazë të ligjit, kushtetutës dhe dokumenteve të Republikës tonë në secilin cep të vendit. Rrjedhimisht, ky standard duhet të ruhet dhe të avancohet. Si PDK, ne do të jemi gjithmonë të gatshëm për të ndihmuar proceset demokratike, të cilat janë në të mirë shtetit, shoqërisë dhe të ardhmes tonë të përbashkët!