Ministri serb i mbrojtjes, Millosh Vuçeviq, është takuar me shefin e Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë serbe, Millan Mojsilloviq dhe komandantin e forcave ajrore dhe të mbrojtjes kundërajrore, gjeneralin Dushko Zharkoviq.
Ministri ka thënë ka thënë se të gjithë do të punojnë për të siguruar që ushtria është e gatshme të kryejnë në çdo moment çdo detyrë të komandantit të përgjithshëm, presidentit serb Aleksandar Vuçiq.
Vuçeviq ka shkruar në Instagram se “të gjithë do të punojnë së bashku, si ekip, për të siguruar që ushtria serbe të garantojnë sigurinë e të gjithë qytetarëve të Serbisë në çdo kohë”.
Jam krenar për të gjithë këta njerëz me të cilët u takova sot, me të gjithë oficerët, nënoficerët, me komandantin e forcave ajrore dhe të mbrojtjes kundërajrore, gjeneralin Zharkoviq dhe natyrisht, me shefin e Shtabit të Përgjithshëm, gjeneralin Mojsilloviq. Së bashku, si një ekip, ne do të punojmë për të siguruar që ushtria serbe të jetë gjithmonë dhe në çdo kohë në gjendje të zbatojnë çdo urdhër të komandantit suprem, presidentit tonë, dhe të garantojnë sigurisë e të gjithë qytetarëve të shtetit të Serbisë”, ka pretenduar Vuçeviq.