Punimet e papërfunduara në rrugën e fshatit Carrallukë të Malishevës kanë lënë pas një gjendje të rëndë për banorët dhe pjesëmarrësit në trafik.
Reshjet atmosferike kanë bërë që rruga të mbulohet nga balta dhe uji, duke vështirësuar dukshëm qarkullimin.
Banorët presin reagimin e institucioneve përgjegjëse dhe përfundimin sa më të shpejtë të punimeve.
