Ndërmjetësuesi i dialogut nga Bashkimi Europian, Miroslav Lajçak, ka njoftuar mbi takimin që po zhvillon me zëvendëskryeministrin e Kosovës, Besnik Bislimin.
Me të, Lajçak thotë se po diskuton për krizën aktuale mes Kosovës dhe Serbisë, për targat, për të cilën thotë se është urgjente që të gjendet një zgjidhje për të garantuar sigurinë.
”Me Besnik Bislimin sot po diskutoj për krizën aktuale në marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, në veçanti çështjen e targave. Ne kemi nevojë urgjente për të gjetur një zgjidhje për të garantuar sigurinë dhe stabilitetin në terren. Çdo përshkallëzim apo dhunë është e papranueshme”.