Zyrtari amerikan: Raketat që ranë në territorin e NATO-s, janë të Rusisë

Zyrtari amerikan: Raketat që ranë në territorin e NATO-s, janë të Rusisë

Një zyrtar i Inteligjencës Amerikane ka thënë se raketat që kanë rënë në territorin e Polonisë, shtetit anëtar të NATO-s, duke vrarë dy njerëz, janë të Rusisë.

Associated Press ka raportuar se zëdhënësi polak i qeverisë, Piotr Mueller nuk e ka konfirmuar menjëherë këtë informacion, por ka thënë se zyrtarët më të lartë janë duke mbajtur një takim emergjence si rezultat i situatës së krizës.

Mediat polake kanë raportuar se dy qytetarë kanë gjetur vdekjen pasditen e së martës, pasi që raketat kanë rënë në një zonë bujqësore në Przewodow, një fshat polak afër kufirit me Ukrainën.

Rusia sot ka goditur Poloninë me të paktën 85 raketa, shumica e të cilave kanë pasur cak infrastrukturën energjetike të Ukrainës.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka thënë se autoritetet po punojnë për kthimin e tyre në funksion.

“Po punojnë, do të rindërtojmë çdo gjë. Do t’u mbijetojmë të gjithave”, është zotuar presidenti.

Related Articles