Analisti dhe gazetari, Valon Syla, ka reaguar ndaj deklaratës së lëshuar nga kryediplomatja Gërvall, e cila ende pa u konfirmuar mirë se çfarë ka ndodhur në Poloni, i kërkoi BE-së, “ta ndalë Putinin”, pasi që ky sipas saj po e sjellë luftën në të gjithë kontinentin e Evropës.
Me anë të një postimi në Facebook, Syla ka thënë se Gërvalla po del para aktit të kryer, duke i treguar BE-së e NATO-s se si të veprojë, madje pa e përmendur SHBA-në.
“Çelu tokë… se me këta njerëz gazi i botës dojmë me u bo… hiqne more këtë njeri, se pernime u tepru mo”, ka shkruar Syla.
Postimi i plotë:
Krejt superfuqitë janë çu në këmbë me zbulu rastin për të vërtetën e raketave mbi Poloni, ndërsa, Ministrja jonë Gërrvalla del para aktit të krym edhe përpos që e vendos të vërtetën pa e verifiku, i kallxon BEs dhe NATOs çka me bo.
Por, Amerikën se përmend… heu kuku.
Çelu tokë… se me këta njerëz gazi i botës dojmë me u bo… hiqne more këtë njeri, se pernime u tepru mo.