Sekretari i Shtetit, Antony Blinken, e ka telefonuar sot ministrin e Jashtëm të Polonisë, Zbigniew Rau, për të diskutuar lidhur me shpërthimet në Poloninë lindore.
Blinken shprehu ngushëllime për dy jetët e humbura dhe përsëriti mbështetjen dhe ndihmën e plotë të ShBA-së për hetimin e këtij rasti.
“Duke nënvizuar fuqinë e lidhjeve të NATO-s, Blinken dhe Rau theksuan rëndësinë që aleanca të vazhdojë të qëndrojë në koordinim të ngushtë derisa të vlerësohet ky zhvillim dhe hapat e duhur të ardhshëm”.