ShBA dhe Rusia pajtohen se raketa në Poloni ka ardhur nga mbrojtja ajrore e Ukrainës

ShBA dhe Rusia pajtohen se raketa në Poloni ka ardhur nga mbrojtja ajrore e Ukrainës

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Rusia janë pajtuar ndarasi se raketa që goditi Poloninë erdhi nga mbrojtja ajrore e Ukrainës, shkruan The Guardian.

Duket se ShBA dhe Rusia janë pajtuar në mënyrë të pavarur se raketa që ra në një fshat polak të marten, ku mbetën të vdekur dy njerëz, ishte pjesë e mbrojtjes ajrore të Ukrainës që kishte për synim të zbrapste një sulm raketor rus ndaj Ukrainës.

Ministria ruse e Mbrojtjes tha të martën se ajo nuk kishte shënjestëruar asgjë përbrenda hapësirës 35 kilometra të kufirit Ukrainë-Poloni.

“Deklaratat nga burime të ndryshme ukrainase dhe të zyrtarëve të huaj rreth pretendimeve mbi “raketat ruse” që ranë mbi fshatin Przewodow janë një provokim i qëllimshëm që ka për synim eskalimin e situatës”, thuhet në njoftimin e Ministrisë ruse, të raportuar nga agjensia Tass.

Ministria ruse pretendeoi se ka identifikuar rrënojat e një S-300 ukrainase prej fotografive.

Në një zhvillim të ndarë, presidenti amerikan, Joe Biden- i cili më parë pretendoi se është pak e mundur që raketa të ketë ardhur nga Rusia- u ka thënë aleatëve të NATO-s se raketa ishte e mbrojtjes raketore ukrainase, sipas një burimi të NATO që ka folur për agjensinë e lajmeve Reuters. 

Related Articles