Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, nuk ka arritur ta mbajë vetën në kontroll ndaj raportueses së Parlamentit Evropian për Kosovën, Viola von Cramon.
Cramon kishte publikuar dy fotografi të Vuçiqit, një të të kaluarës kur ai takohej me kancelaren e mëhershme gjermane, Angela Merkel dhe tnai me Turko Daudov, këshilltar i liderit çecen Ramzan Kadyrov. Vuçiq nga Duadov e ka pranuar një burkë dhe kapele kombëtare çecene, madje ishte fotografuar me të.
”Kështu po përparon“, ka shkruar Viola von Cramon në Twitter.
E në të njëjtin rrjet social asaj iu përgjigj ana nga Ana Bërnabiq, duke pasur kohë nga Singapori të merret me eurodeputeten.
Bërnabiq i ka sugjeruar Viola von Cramonit që ta marrë një konsulent humori, pasi sipas saj “nuk është arritur qëllimi, tallja e Vuçiqit”, ka raportuar kurir.
“Për shkak të një zone tjetër kohore (Singapori), sapo pashë këtë përpjekje të dobët për humor. Si raportuese e BE-së, Violës nuk i intereson që Prishtina të injorojë Marrëveshjen e Brukselit (10 vjet), përkundrazi ajo vazhdon me këmbëngulje të flasë për presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe e fajëson atë për gjërat që bëjnë liderët e BE-së. Hipokrizi”, ka shkruar Bërnabiq.
Por kryeministrja serbe nuk e ka shpjeguar faktin sesi shefi i tij takohet me njerëz që përkrahin luftën pushtuese të Rusisë ndaj Ukrainës.