Reagimi i ministres së Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla-Schwartz menjëherë pas sulmit raketor në Poloni, duke akuzuar Rusinë ka zgjuar një valë reagimesh dhe kritikash në Kosovë.
Arben Ahmeti, komentator politik teksa ka komentuar zhvillimet në Poloni, ka thënë se ministrja Gërvalla do të duhej ta shkarkonte stafin e saj urgjentisht, për gabimet e shpeshta në përmbajtjen e statuseve në rrjetin social Twitter.
Ai madje shtoi se gabimet e tilla, nuk mund të jenë gjithmonë të rastësishme.
‘Znj. Schwartz duhet urgjentisht ta shkarkoj stafin i cili ia shkruan twett-at. Është e paimagjunueshme që sa herë që bënë reagim ia huq me flamuj. Momentalisht edhe ky twett është me huqje. Ky është flamuri i BE-së. BE-ja nuk është në luftë me Rusinë. Nuk e kuptoj, s’mund të jetë kaq shpesh gabim i rastësishëm. Duket që dikush qëllimshëm tallet me Ministren e Jashtme”, ka komentuar Ahmeti në Politiko.