Haxhi Dulla, kryetar i Bashkësisë Kosovë – Poloni, në “Frontal” të T7, ka folur rreth situatës në Poloni pas vdekjes së dy personave pas sulmit me raketa në një fshat atje.
Ai tha se ishte një natë e pa gjumë për shumë qytetarë të Polonisë.
“Ishte një natë e pagjumë për shumë qytetarë të Polonisë por edhe në vende tjera të botës”, tha Dulla.
Mirëpo, ai shton se që nga fillimi i luftës në Ukrainë, Polonia ka qenë në gjendje gatishmërie.
“Që nga fillimi i luftës në Ukrainë, Polonia ka pasë gjithmonë parasysh se mund të sulmohet me qëllim apo pa qëllim, por është në gatitshmëri të plotë për sigurinë e vendit”, tha ai në “Frontal”.
Dulla thotë se numri i qytetarëve në Poloni është duke u rritur.
“Në Poloni është duke u rritur numri i qytetarëve nga Kosova, si studentë apo nga martesat e përziera”, deklaroi ai.
Dulla bëri të ditur se në kufirin Poloni – Ukrainë nuk jetojnë shumë shqiptarë
“Për fat të mirë nuk ka shqiptarë të shumtë rreth kufirit Poloni- ukrainë, por jëmi në kont të përhershme dhe mbrëmë përmes mediave kemi kontaktuar me ata persona që e dijmë se ku janë, janë mirë por janë të brengosur”.