Vjosa Osmani, presidentja e Kosovës, është takuar me presidentin e Austrisë, Alexander Van der Bellen.
Në takim, siç njofton Osmani, është potencuar vendosmëria e përbashkët për ta thelluar bashkëpunimin dhe koordinimin, duke kontribuar kështu, për paqe dhe stabilitet të qëndrueshëm.
Ajo ka theksuar se jemi mirënjohës për përkrahjen e palëkundur të Austrisë për rrugën euroatlantike të Kosovës.
Postimi i plotë:
Pas vizitës zyrtare të vitit të kaluar, sot u prita sërish në një takim pune nga Presidenti i Austrisë, Alexander Van der Bellen, në pallatin Hofburg në Vjenë, për të vazhduar diskutimet për partneritetin strategjik në mes të dy shteteve tona.
Potencuam vendosmërinë e përbashkët për ta thelluar bashkëpunimin dhe koordinimin, duke kontribuar bashkërisht për paqe dhe stabilitet të qëndrueshëm në këtë kohë kritike për Evropën.
Presidentin Van der Bellen e urova për rizgjedhjen e tij në krye të shtetit dhe shpreha vendosmërinë tonë të punojmë drejt hapjes së kapitujve të rinj të bashkëpunimit në mes të Kosovës dhe Austrisë.
Jemi mirënjohës për përkrahjen e palëkundur të Austrisë për rrugën euroatlantike të vendit tonë.