Avokati Arianit Koci ka thënë se Spanja dhe Sllovakia nuk e kanë njohur Kosovën, teksa shtoi se Spanja sot e ka bllokuar liberalizimin e vizave për qytetarët tanë, pasi Presidenca Çeke e ka hedhur në votim një propozim të tillë.
Kësisoj sipas tij, diplomati spanjoll Josep Borrell dhe sllovaku Miroslav Lajčák, në një mënyrë e kanë fatin e Kosovës në duar, sa i përket negociatave me Serbinë.
Rrjedhimisht, ai shtoi se asnjëri prej tyre nuk kanë kredibilitet të qëndrojnë në postet e tyre, në raport me Kosovën.
“Borell dhe Lajčâk go home! Derisa janë këta dy në lojë, asnjëherë nuk do të ketë marrëveshje të favorshme për neve. Kjo edhe po dëshmohet me lojën që po na bëhet me liberalizimin e vizave, sado që po thuhet se liberalizimi dhe negociatat me Serbinë, janë dy gjëra të ndryshme”, shkroi ai në Facebook.
Postimi i plotë: