Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka dhënë detaje nga takimi me qytetarët e Junikut.
Përmes një shkrimi në “Facebook”, Haradinaj njoftoi se bashkëbisedoi për njohje reciproke ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, teksa thotë se ka theksuar shqetësimin e tij për qeverisjen e Kurtit.
Haradinaj thotë se, qeverisja e Kurtit nuk përkon fare me kohën në të cilën po jetojmë, mashtrimin dhe varfërimin e vazhdueshëm të qytetarëve nga ana e tij, krizën e thellë ekonomike dhe energjetike.