Ish-kryeministrit i vendit, Avdullah Hoti, po vlerëson se qeverisja e tanishme ka braktisur kornizën e dialogut gjë që, sipas tij, ka ndikuar në krijimin e situatës, jo të mirë politike në vend.
Hoti për Klan Kosovën thotë se kur ky rifilloi dialogun, pas ndërprerës që u bë kur u vendos taksa 100% ndaj produkteve serbe, me aleatët e vendit i kishin vendosur disa parime.
“I kemi caktuar parimet, të dialogojmë për njohje reciproke, për normalizim të marrëdhënieve mes dy shteteve dhe të mos preket integriteti territorial. Po ashtu që nuk dakordohemi për asgjë derisa nuk dakordohemi për të gjitha”, deklaroi Hoti.
Përveç, qasjes së dialogut që Hoti e quan të mbrapshtë, ky thotë se Kurti e vartësit e tij nuk po i kuptojnë sinjalet diplomatike që po i dërgon ambasada amerikane në lidhje me vizitat e ministrave jashtë vendit.
E për planin franko-gjerman, ish-kryeministri është skeptik ani se thotë se nuk e ka pa ende planin zyrtar, ai qe e lexoi i la shumë për të dëshiruar.
Ky veç kritikave për politikën e jashtme, ka goxha edhe për udhëheqjen e Lëvizjes Vetëvendosje brenda vendit. Me buxhetin për vitin e ardhshëm që planifikohet të jetë 3.2 miliardë euro, Hoti thotë se pushteti nuk ka përfshirë asnjë nga premtimet e fushatës.
Ky vlerëson se financat publike mbeten pika më e dobët e pushteti të Kurtit, kjo për shkak të mungesës së investimeve kapitale që, sipas tij, janë më të ulëtat në historinë e vendit.