Ministri i Jashtëm i Italisë dhe ai i Mbrojtjes javën e ardhshme qëndrojnë në Kosovë e Serbi

Ministri i Jashtëm i Italisë dhe ai i Mbrojtjes javën e ardhshme qëndrojnë në Kosovë e Serbi

Ministri i Jashtëm i Italisë, Antonio Tajani dhe ai i Mbrojtjes Guido Crosetto do ta vizitojnë Kosovën javën e ardhshme.

Tajani tha se së bashku me Crosetton do t’i vizitojnë Kosovën dhe Serbinë për të promovuar stabilitetin në Ballkan.

“Është një zonë shumë e rëndësishme për Italinë. Javën e ardhshme do të shkoj me ministrin e Mbrojtjes Guido Crosetto në Serbi dhe Kosovë për të promovuar stabilitetin në Ballkan”, ka thënë Tajani.

Edhe Crossano ka thënë se vizita në Kosovë e Serbi është e dobishme, pasi, sipas tij, ekziston një rrezik i degjenerimit të situatës ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, në dritën e tensioneve që janë ngritur për krizën e targave të veturave.

“Unë shoh një situatë që po degjeneron në marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë që më shqetëson shumë, në fakt javën e ardhshme me ministrin Antonio Tajani kemi vendosur të shkojmë së bashku edhe në Kosovë edhe në Serbi sepse mendojmë se prania jonë do të ishte e dobishme, për të sjellë edhe pak arsyeshmëri atje”, vuri në dukje Crosetto.

Related Articles