Ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, ka thënë se qëllimi i raportimit në mediat sllovene që ai “mori 600 mijë euro nga kompania GEN”, ka qenë e lidhur me zgjedhjet në Slloveni.
Ai e ka quajtur shpifje raportimin se ai e ka keqpërdorur detyrën.
“Tani këtu quhet aferë, mirëpo shumë media ndërkombëtare ka qenë një artikull i një portali që e ka peshën e vet. Unë jam marrë me problemin që ishte një ditë para zgjedhjeve në Sllovenisë”, ka thënë Berisha.
Gjatë raportimit në Komisionin Hetimor për Energjinë në Kuvendin e Kosovës, Berishaj ka thënë se autori i tekstit e ka pasur mbiemrin Petrokoviq, duke hedhur dyshime në qëllimin e atij raportimi.
“Liria e shprehjes nuk nënkupton shpifjen”, thotë Berishaj.
Ai më pas tha se “pas zgjedhjeve në Slloveni askush nuk është marrë me të”.
Berishaj e ka mbrojtur kompaninë “GEN” e që sipas tij ajo është kompani prestigjioze.
“Kompania Geni është kompania më prestigjiozë… “, ka thënë ai.