Krasniqi takon Walkerin në Washington

Krasniqi takon Walkerin në Washington

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi gjatë qëndrimit të tij në SHBA ka takuar edhe mikun e madh të Kosovës, William Walker.

Përmes një postimi në Facebook, Krasniqi është shprehur mirënjohës për kontributin historik të Walker për të vërtetën dhe të drejtën e Kosovës.

“Gjatë vizitës në SHBA, takuam edhe mikun e madh të Kosovës, ambasadorin William Walker. Kontributi i tij për të vërtetën dhe të drejtën e Kosovës është historik, i paharrueshëm dhe do të gëzojë përjetësisht mirënjohjen dhe falënderimin tonë të plotë. Është gjithmonë kënaqësi dhe nder i jashtëzakonshëm takimi dhe biseda me të!”, shkruan kreu i PDK-së.

Related Articles