Shefi i GP të AAK-së, Besnik Tahiri, e ka quajtur ministrin e financave Hekuran Murati, njeriun më të dobët të Qeverisë Kurti.
Gjatë fjalës së tij kur po diskutohet për buxhetin në seancën e Kuvendit, Tahiri tha se nuk e kupton se si Murati mund të dalë e të flasë për rritje të buxhetit, derisa ai e rrezikon çdo sektor në shtet.
“E kuptoj ministrin Murati që ka arritur të mashtrojë dhe të jetë njeriu më i dobët në kabinetin qeveritar. Por nuk e kuptoj se si një ministër i financave del dhe e mbështet një buxhet të tillë që e rrezikon sigurinë, rendin kushtetues e çdo sektor të shtetit dhe del na flet këtu dhe ka rritje të buxhetit”, tha Tahiri