Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, u ka kërkuar deputetëve që të mos e votojnë buxhetin e ndarë për vitin 2023.
“Nuk udhëhiqet vendi me rrenat e Nastradinit, rune dinjitetin e deputetit, mos e votoni këtë buxhet që e shpërngul Kosovën jashtë, mos e votoni këtë buxhet që nuk premton zhvillim ekonomik, këtë buxhet që nuk i rrit pagat për mjekët, policët e të tjerët, se vetëm keni me ia zgjatë jetën këtyre Nastradinave”, ka thënë Haxhiu në seancën e sotme të kuvendit
Sipas Haxhiut, për herë të parë ndodh që buxheti i Kosovës të arrijë në 3.2 miliardë dhe varfëria të jetë në shkallën më të lartë që nga paslufta.
“Sot kemi ardhur në një situatë kur edhe opozita e kërkon një rritje të pagave, edhe FMN-ja e kërkon dhe vetëm qeveria nuk vepron”, ka shtuar ai.
Ai tha se Kosova po zvogëlohet për shkak të dëshpërimit dhe mosmbështetjes së qeverisë.