Miratohet në parim buxheti për vitin 2023, Bajrami akuzon Qeverinë për ndarje politike të buxhetit

Miratohet në parim buxheti për vitin 2023, Bajrami akuzon Qeverinë për ndarje politike të buxhetit

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka kritikuar ndarjet e buxhetit për komunat e Kosovës.

Ajo tha se 1.8 milionë euro janë ndarë për Lipjanin, ndërsa 8 milionë për Shtime, derisa shtoi se Lipjani është më i madh se Shtimja për nga numri i banorëve dhe territori.

“Ne e kemi parë që VV, ka pasur edhe në të kaluarë shpërndarje politike të buxhetit, mirëpo ajo çfarë shihet tash është tepër e theksuar. Ne kemi komunën e Lipjanit, që në terma të numrit të banorëve dhe në terma të territorit është më e madhe se komuna e Shtimës dhe nga ministritë e linjës në komunën e Lipjanit shkojnë vetëm 1.8 milionë investime kapitale, dnërsa në Shtime shkojnë rreth 8 milionë”.

“Ne assesi nuk jemi kundër investimeve në Shtime, por në kohën kur Ministria e Financave i mban 271 milionë të pashpërndara është jashtëzakonisht keq që këto mjete nuk  i shpërndan në të gjitha komunat e Kosovës”, tha ajo në “Frontal” të T7.

Related Articles