Një nxënës e një mësimdhënës dyshohet se u sulmuan në shkollën “Dëshmorët e Hasit” në Kabash të Prizrenit.
Sipas Policisë, një i mitur ka shkuar në shkollë për ta sulmuar një nxënës, për të cilin pretendon se e ka ngacmuar një familjare të tij, derisa më pas është sulmuar edhe mësimdhënësi.
Nga ky rast nuk ka të lënduar, ndërkohë që i mituri pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.
Në polici deklaruan se gjatë së enjtes janë planifikuar edhe intervistime të tjera, ndërsa jozyrtarisht, Klani merr vesh se me të miturin qe edhe një person i moshës madhore.
Televizioni mëson se motivet e këtij rasti burojnë nga një raport i nxënësit të sulmuar me një familjare të të dyshuarit.