Një 10-vjeçar ka arritur që ti shpëtojë një rrëmbimi të mundshëm.
Një gruaje po e ndiqte nga shkolla, por Savvy hyri në një dyqan në Pensilvani, SHBA dhe i kërkoi arkëtares 17-vjeçare të pretendonte se ishte nëna e tij.
Pamjet nga kamerat e sigurisë tregojnë djalin që futet brenda dyqanit, ndërsa gruaja që e kishte ndjekur qëndron sërish duke e parë tek dera.
Duke kuptuar se diçka nuk ishte në rregull, Svvy 10-vjeçar i tha diçka punonjëses.
Babai i Savvy tha se djali i tij i kërkoi arkëtares të “vepronte sikur të jeni nëna ime” sepse “kjo zonjë po më shikon”. Punonjësja iu bind dhe më pas shkoi dhe mbylli derën.
Gruaja më në fund u largua.
VIDEO: