Zgjedhjet në Veri, KQZ: Vetëm një subjekt politik ka bërë kërkesë për çertifikim

Zgjedhjet në Veri, KQZ: Vetëm një subjekt politik ka bërë kërkesë për çertifikim

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka thënë se deri sot në ora 16:00 kanë pranuar vetëm një kërkesë për pjesmarrje në zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të komunës së Mitrovicës së Veriut. 

Kjo kërkesë është paraqitur në emër të subjektit politik Iniciativa Qytetare Mitrovica, ka thënë Elezi për Gazeta Blic.

“Deri më sot, në orën 16:00, pra e premte 18 nëntor, KQZ-ja ka pranuar 1 kërkesë për certifikim për pjesëmarrje në zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të komunës së Mitrovicës së Veriut. Kjo kërkesë është paraqitur në emër të subjektit politik Iniciativa Qytetare Mitrovica. Pra, ky subjekt politik ka dorëzuar kërkesën për pjesëmarrje vetëm në zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të komunës së Mitrovicës së Veriut”

Afati për aplikim për certifikim të subjekteve politike dhe kandidatëve për pjesëmarrje në zgjedhje ka filluar më 15 nëntor dhe do të përfundojë më 21 nëntor 2022.

“Afati për aplikim për certifikim të subjekteve politike dhe kandidatëve për pjesëmarrje në zgjedhje ka filluar më 15 nëntor dhe do të përfundojë më 21 nëntor 2022. Pra, të gjitha subjektet politike (partitë politike, kandidatët e pavarur, koalicionet dhe iniciativat qytetare) të cilat duan të marrin pjesë në zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar në këto katër komuna kërkesat për certifikim duhet t’i dorëzojnë në KQZ, përkatësisht në Zyrën për Regjistrim, Certifikim dhe Kontroll Financiar të Subjekteve Politike (ZRCKFSP), gjatë orarit të punës nga ora 08:00 deri në orën 16:00” deklaroi Elezi.

Related Articles