Një 22-vjeçar shqiptar ka mbetur i vrarë gjatë një sherri me thika në Angli.
Viktima është identifikuar si Armend Xhika.
Sherri mësohet se ka ndodhur të enjten, 13 maj, në rrugën e quajtur “Earl Marshal” në Burngreave.
I riu fillimisht është dërguar i plagosur në Spitalin e Përgjithshëm në Veri, por nuk ka mundur të iu mbijetoj plagëve të marra nga sherri brutal.
Gjatë sherrit ka mbetur i plagosur dhe një 20-vjeçar, i cili po kurohet në spital.
Burimet bëjnë me dije se janë arrestuar pesë persona në lidhje me vrasjen e Armend Xhikës, ndërsa policia po bën thirrje për dëshmitarë për zbardhjen e ngjarjes.