Faton Klinaku, ushtrues i detyrës së kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, OVL-UÇK, ka thënë se rrjedhja e materialeve të ‘ndjeshme’ nga Pseudo Dhomat e Specializuara në Hagë dhe pengimi i hetimit se si kanë rrjedhur këto dokumente, ka pasur dhe ka prapavi politike.
Kështu ka deklaruar ai në Facebook, ku ka shtuar se, Jack Smith, të cilin Klinaku e ka cilësuar si “monstrum”, asnjëherë nuk ka punuar për drejtësi.
Tutje, Klinaku, ka deklaruar edhe se deputetët e Kuvendit të Kosovës, nuk kanë vullnet e as guxim që t’i ndalojnë padrejtësitë që po bëhen në Speciale.
Postimi i plotë:
Rrjedhja e materialeve të ‘ndjeshme’ nga Pseudo Dhomat e Specializuara në Hagë dhe pengimi i hetimit se si kanë rrjedhur këto dokumente, ka pasur dhe ka prapavi politike.
Ky monstrum Smith, asnjëherë nuk ka punuar për drejtësi, por sikur UNMIK-u dhe EULEX-i ka bërë padrejtësi duke mos hetuar krimet dhe masakrat e kryera nga pushtuesi serb në Kosovë, e duke ndjekur UÇK-në si NDËRMARRJE E PËRBASHKËT KRIMINALE.
Deputetët e Kuvendit të Kosovës as nuk kanë vullnet por nuk kanë as guxim që të ndalojnë padrejtësitë që po bëhen në Pseudo Gjykatën Speciale të Kosovës në Hagë.
Postimi: