Sekretari i Partisë Demokratike të Kosovës, Betim Gjoshi, ka kritikuar kryeministri e Kosovës, Albin Kurti, për mosdëgjim të kërkesës së SHBA-së për targat.
Gjoshi, përmes një postimi në Facebook ka thënë se këtë kërkesë i pari i ekzekutivit po e refuzon që dy javë, ndërsa tani do të shkojë në Bruksel për të negociuar me presidentin serbe vendimin e Qeverisë së Kosovës për targat.
“Pas shumë refuzimeve, Albin Kurti do të shkojë në Bruksel për ta takuar dhe dëgjuar Aleksandër Vuçiqin e Serbisë. Me të do të negociojë vendimet e Qeverisë së Republikës së Kosovës Ka disa javë që Albin Kurti nuk e dëgjoi këshillën dhe kërkesën e aletëve strategjikë të shqiptarëve – amerikanëve. Pas shumë refuzimeve, Albin Kurti do të shkojë në Bruksel për ta takuar dhe dëgjuar Aleksandër Vuçiqin e Serbisë. Me të do të negociojë vendimet e Qeverisë së Republikës së Kosovës”, ka shkruar Gjoshi .
Sipas Gjoshit, t’i dëgjosh këshillat e amerikanëve nuk është negociim i vendimeve të një shteti sovran. “E kundërta ndodhë kur këtë e bënë me palën kundërshtare. Albin Kurti po e bënë negociimim me Aleksandër Vuçiqin e Serbisë”, ka shkruar ai.
Postimi i plotë: