Policia parandalon dy raste të kontrabandës me mallra

Policia parandalon dy raste të kontrabandës me mallra
Policia e Kosovës, ka njoftuar se është parandaluar kontrabanda me mallra në dy raste të ndara.

Kështu është njoftuar me anë të një komunikate për media, ku është shtuar se, në rastin e parë gjatë kontrollimit të një automjeti kishte të ngarkuar mjaltë, ku në total kanë qenë 37 paketime me nga 12 kavanoza.

“Policia e Kosovës, në këtë rast zyrtarët policorë kufitar në vazhdën e zbatimit të masave për parandalim dhe luftimin e paligjshmërisë dhe kontrabandës, kanë intensifikuar kontrollet operativo-taktike në teren, ku në dy raste të ndara kanë parandaluar futjen e mallrave të kontrabanduara në Republikën e Kosovës”, thuhet ndër tjerash në komunikatë.

Komunikata e plotë:

Në dy raste të ndara parandalohet kontrabandë me mallra

Prishtinë, 19 nëntor 2022

Policia e Kosovës, në këtë rast zyrtarët policorë kufitar në vazhdën e zbatimit të masave për parandalim dhe luftimin e paligjshmërisë dhe kontrabandës, kanë intensifikuar kontrollet operativo-taktike në teren, ku në dy raste të ndara kanë parandaluar futjen e mallrave të kontrabanduara në Republikën e Kosovës.

Në rastin e parë njësia policore e taskë forcës nga Drejtoria Rajonale e Policisë Kufitare Lindje, sot rreth orës 13:00 në fshatin Komogllav në drejtim të fshatit Gërlic ka vërejtur duke qarkulluar në rrugë automjetin e dyshuar Opel Astra (me targa lokale), gjatë kontrollit është vërejtur se kishte të ngarkuar Mjaltë për të cilën nuk kishte asnjë dokument për origjinën dhe përmbajtjen e saj.

Gjatë kontrollit në automjetin e ndaluar kishte pasur të ngarkuar Mjaltë me përbërje të dyshimtë, cila dyshohet të jetë kontrabanduar nga Maqedonia e Veriut. Në total kanë qenë 37 paketime me nga 12 kavanoza me peshë nga 720Gr. 37 x 12 = 444 Kavanoza 444 x 720Gr = 319.680Kg Personi i dyshuar është shoqëruar për intervistim, për të vazhduar me procedurat e mëtejme.

Ndërsa në rastin e dytë po ashtu sot, zyrtarët policorë dhe doganorë në pikën e kalimit kufitar Dheu i Bardhë, pas dyshimit të shfaqur kanë ndërmarrë masa të nevojshme duke bërë profilizimin dhe kontrollin në vijën e dytë të një veture dhe si rezultat i kësaj është parandaluar një rast i futjes ilegale të mallrave me akcizë – pijeve aloolike.

Gjatë kontrollit në automjet janë gjetur artikuj:

  • 60 litra alkool 40%, Zhollta,
  • 14 litra alkool 38%, Ouzo Tsantali
  • 6 litra alkool 40%, Stomaklia.

Pas kryerjes së procedurave fillestare, rasti është proceduar nga Dogana e Kosovës. Policia e Kosovës në bashkëpunim me Doganën e Kosovës do të vazhdojnë bashkëpunimin dhe koordinimin në luftimin dhe parandalimin e kontrabandës së mallrave. 

Related Articles