Luli i Dardanëve kërcënon me portesta nëse FFK-ja nuk licensohet nga MKRS-ja

Luli i Dardanëve kërcënon me portesta nëse FFK-ja nuk licensohet nga MKRS-ja

Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sporteve ka filluar procesin e licensimit të federatave në bazë të udhëzimit të ri administrativ. Derisa dhejtra federata janë licensuar, Federata e Futbollit e Kosovës si njëra prej federatave më të mëdha në vend akoma nuk e ka përfunduar procesin e licensimit. Me vendim e ri administrativ nuk është duke u pajtuar kryetari i tifo-grupit “Dardanëve”, Lulzim Berisha.

Në bazë të udhëzimit të ri administrativ asnjë federatë nuk do të mund të licensohet në rast se “në organet drejtuese të tyre përgjegjësitë i ushtrojnë personat e dënuar me vendim të formës së prerë në ndonjë nga veprat penale”.

Kryetari i FFK-së, Agim Ademi është i dënuar nga Gjykata e shkallës së parë, ndërsa vendimin e saj e ka konfirmuar edhe Gjykata e Apelit, me këtë rast FFK-ja nuk do të mund të licensohet.

Mos licensimi i një federata nënkupton se ai institucion nuk do të mund të ushtrojë asnjë aktivitet sportiv apo gara derisa e njëjta të jetë pranuar nga MKRS-ja.

Në ndihmë të kryetarit Ademi ka dalë kryetari i tifo-grupit “Dardanët”, Lulzim Berisha.

Sipas Berishës, MKRS-ja është duke ndërhyrë qëllimshëm dhe në mënyrë të paligjshnme në punët e FFK-së.

“Ministri Çeku me udhëzime t’reja po çon selame se qysh nuk ka me u licencu FFK pa u kry ni landë gjyqësore që vetë MKRS e ka dërgu.
Diçka që bjen në kundërshtim me Ligjin e Sportit. FFK si OJQ i aplikon politikat e veta, e jo politikat që gatuhen në kuzhina tjera”, thuhet në postimin e “Lulit”.

I pari i “Dardanëve” madje ka kërcënuar edhe me protesta në rast se MKRS-ja vendos mos ta licensojë Federatën e Futbollit të Kosovës.

“Paralajmëroj se kanë me u organizu protesta në nivel të tifozëve dhe kemi me u mobilizu në forma tjera deri kur këta njerëz t’nalen duke i fut durt në gjanat që nuk i takojnë”, përfundon postimi i Lulit.

Related Articles