Termocentrali bërthamor në Zaporizhzhia sulmohet mbi 12 herë

Termocentrali bërthamor në Zaporizhzhia sulmohet mbi 12 herë

Mbi 12 herë u godit nga sulmet termocentrali bërthamor në Zaporizhzhia të Ukrainës.

Rusia fillimisht raportoi bombardimet, duke fajësuar Ukrainën, e mbikëqyrësi bërthamor i OKB-së më pas konfirmoi se shpërthimet ishin regjistruar në vend, raporton Skynews.

Ndërsa, kompania e energjisë bërthamore e Ukrainës, Energoatom, duke komentuar sulmin ka akuzuar Moskën se qëndron pas sulmit.

Termocentrali bërthamor, i cili është më i madhi në Evropë, është goditur nga disa sulme që nga fillimi i luftës, duke shkaktuar shkëputjen e tij nga rrjeti dhe ngjalljen e frikës për një incident bërthamor.

Si Ukraina ashtu edhe Rusia kanë fajësuar vazhdimisht njëra-tjetrën për sulmet.

Related Articles